Erion Veliaj: Pas dështimit në sport dhe muzikë, politika ishte e treta e vërteta (Video)

Kryebashkiaku i Tiranës Z. Erion Veliaj ka qenë i ftuari i radhës në intervistën më të shkurtër 60 sekondëshe, për emisionin "Prive" në Klan Kosova.
"Nëna" është krenaria e tij më e madhe dhe bashkëshortja shpirti i tij binjak, kështu u përgjigj ai gjatë pyetjeve të para të gazetarit.
Mirëpo, në pyetjen se çfarë i kishte ngelur peng nga jeta kryebashkiaku u përgjigj: "Fillova të luaj futboll, fillova t'i bie kitarës, dështova me sukses te të dyja, kjo e treta e vërteta në politikë po ecën diçka më mirë".
Ndërsa në pytetjen e fundit, si zakonisht pyetjen më provokuese, nëse ka ndikuar apo jo posti i tij si kryebashkiak në jetën seksuale, ai u përgjigj: "Fare". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/09/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































