Christian Eriksen ka thënë se është krenar që tregon se ende mund të konkurrojë në nivel të lartë, pavarësisht se pësoi një arrest kardiak verën e kaluar në Euro 2020, gjë që e la atë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Eriksen bëri rikthimin e tij për Danimarkë të shtunën, duke shënuar me prekjen e tij të parë në më pak se dy minuta pasi hyri si zëvendësues, ndërsa krijoi shumë raste të tjera.


Duke e përshkruar rikthimin e tij si "perfekt", lojtari i Brentfordit tregoi se ai ndihet rehat me bashkëlojtarët e tij te Danimarka dhe është i gatshëm të ndihmojë kombëtaren në Kupën e Botës 2022.

“Isha i kënaqur që tregova se mund të luaj akoma”, ka thënë fillimisht Eriksen për Dutch TV.

“Ndjehem sikur nuk kam qenë kurrë larg skuadrës. Ishte pak emocionuese të kthehesha në kombëtare, por nuk kam munguar pothuajse asnjë ndeshje gjatë 10 viteve të fundit, kështu që jam si pjesë e familjes”.

“U ndjeva shumë i mirëpritur nga tifozët holandezë. Unë kam qenë këtu më parë te Ajaxi për shumë vite, kështu që sigurisht që ata më njohin, por ishte një pritje shumë e ngrohtë për zemrën me siguri”.

“Isha i lumtur që topi erdhi tek unë dhe sigurisht, ishte një përfundim i mrekullueshëm. Për të filluar rikthimin në futbollin ndërkombëtar si kjo ishte mënyra e përsosur”.

“Mezi pres të luaj në Kupën e Botës në Katar, por ka shumë ndeshje në mes dhe jam i fokusuar në to”, përfundoi ylli danez. /Telegrafi/

telegrafi sport app