LAJMI I FUNDIT:

Erëza e zakonshme që kontrollon sheqerin dhe zvogëlon inflamacionin

Erëza e zakonshme që kontrollon sheqerin dhe zvogëlon inflamacionin

Si të përdoret piperi për shëndet më të mirë dhe funksion të trurit

Piperi është një erëz që tregtohet më shpesh në të gjithë botën, por më së shumti e vlerësojmë për shkak të shijes së saj të fuqishme.

Sidoqoftë, përveç cilësisë fantastike të ngritjes së çdo pjate në një “nivel më të lartë”, piperi gjithashtu ka përfitime të konsiderueshme shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Ndër përbërësit më të rëndësishëm të kësaj erëze është piperina, mu ajo që mund ta falënderojmë për djegësinë e piperit.

Sipas një hulumtimi të ri, piperina mbron trupin nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira.

Ato krijohen nga proceset natyrore në trup, gjatë përpunimit të ushqimit në energji, por ato shkaktojnë një gamë të tërë të simptomave të plakjes së qelizave.

Studimet tregojnë se piperi mund të zvogëlojë stresin oksidativ te njerëzit që preferojnë ushqime të yndyrshme dhe te pacientët me artrit, suplementet e piperit kanë ulur inflamacionin e kyçeve.

Edhe diabetikëve gjithashtu u rekomandohet të shtojnë piper në ushqimin e tyre sa më shpesh të jetë e mundur, sepse me ilaçe kundër sheqerit të lartë, mund të zvogëlojë ngritjet e mëdha të glukozës në gjak.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori