LAJMI I FUNDIT:

Erërat e fuqishme në Dukagjin, Kurti: Do të marrim masat e duhura

Erërat e fuqishme në Dukagjin, Kurti: Do të marrim masat e duhura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se banorët në Komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës, duhet të kenë kujdes këto ditë për shkak të erës së fortë e cila ka përfshirë këtë rajon.

Kurti ka deklaruar se era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik “Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar”, ka pohuar ai.

I pari i ekzekutivit, ka thënë se Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve.


Kryeministri Kurti, ka njoftuar se në mëngjesin e datës 7 shkurt, do të vizitojë komunat e Istogut, Pejës e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve.

Vazhdojnë erërat e fuqishme në Istog, dëme të mëdha materiale
Lexo po ashtu Vazhdojnë erërat e fuqishme në Istog, dëme të mëdha materiale

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë rajonin e Dukagjinit, kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Si pasojë e erërave të forta një pjesë e banorëve në Pejë, Istog dhe Klinë kanë mbetur pa energji elektrike.

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme të mëdha në Pejë
Lexo po ashtu Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme të mëdha në Pejë

Gjithashtu, si pasojë e motit të ligë në Komunën e Istogut, Dragashit dhe Kamenicës nuk është zhvilluar mësim në asnjë institucion arsimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Kalo në kategori