Erërat e forta përfshijnë edhe Prizrenin

Erëra të forta kanë përfshirë edhe qytetin e Prizrenit gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe duke ndikuar në lëvizjen në disa zona.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë prekur disa pjesë të Kosovës, ndërsa për sot janë paralajmëruar stuhi të mundshme me erëra të fuqishme dhe breshër në disa rajone të vendit.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të kenë kujdes, veçanërisht gjatë qëndrimit në ambiente të hapura, pranë pemëve, objekteve të pasigurta apo elementeve që mund të dëmtohen nga era.
Deri tani nuk janë raportuar dëme të konfirmuara në Prizren si pasojë e erërave të forta.
Institucionet kanë rekomanduar që qytetarët të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin aktivitetet që mund të paraqesin rrezik gjatë kohës së motit të lig.



































