Reshjet e borës dhe erërat e forta kanë bërë që në qarkun e Shkodrës, të ketë akse rrugore të bllokuara, duke e vështirësuar lëvizjen e automjeteve, të cilat këshillohen të lëvizin vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.
Sipas informacionit të administruar nga strukturat vendore MC për situatën në territorin e qarkut Shkodër:
Bashkia Shkodër
Në zonat malore kanë filluar reshjet e borës si dhe po fryn erë tepër e ftohtë. Borëpastrueset po punojnë ne segmentin rrugor Bogë-Theth, ky segment rrugor është i kalueshëm për automjete te pajisura me zinxhirë.
Bashkia Malësi e Madhe
Gjatë natës në gjithë territorin e bashkisë ka pasur reshje shiu të shoqëruara me erë dhe në zonat malore ka reshje bore. Nuk raportohen probleme deri në këto momente.
Bashkia Vau Dejës
Në territorin e bashkisë së Vaut të Dejës vijojnë reshjet e shiut me intensitet të mesëm/lartë. Raportohen shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra.
Bashkia Pukë
Vijojnë reshjet e borës në territorin e kësaj bashkie, trashësia arrin deri në 15 cm. Rrugët e qytetit Pukë janë të hapura. Po punohet në aksin rrugor Qafë Qerreti-Qelez.
Rrugët rurale deri në këto momente janë të kalueshme për automjete të pajisura me zinxhirë pasi temperaturat arrijnë deri në -5 gradë. Probleme të tjera deri në këto momente nuk raportohen, vijon të monitorohet situata nga strukturat operacionale të bashkisë.
Bashkia Fushë Arrëz
Vazhdojnë reshjet e borës dhe fryn erë me shpejtësi të lartë. Deri tani trashësia e borës arrin 25 cm. Rrugët rurale të Njësive Administrative janë të bllokuara për momentin. Në rrugët nacionale lëvizet vetëm me automjete të pajisura me zinxhirë. Në njësinë Administrative Iballe ka shkëputje të energjisë elektrike që nga mbrëmja e djeshme.
Autoriteti Verior Rrugor, Shkodër:
Sipas informacioneve të marra deri tani nuk raportohen probleme në akset rrugore që mbulon DRV Shkodër. Në akset malore kemi pasur reshje bore kurse në akset e tjerë reshje shiu. Të gjithë akset rrugore janë pastrur e kriposur. Për përdoruesit e automjeteve apelohet të përdorin goma dimërorë dhe zinxhirë në këto akse dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore duke ulur shpejtësinë. Kontraktorët janë në terren të organizuar me mjete dhe punëtorë për përballimin e çdo situatë të mundshme.
N/Prefekti Pukë
Në segmentin rrugor Kryqëzim Hadroj, Gjegjan, Mirditë prej orës 03:30 të mëngjesit vijon të ketë reshje bore. Shërbimet tona kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur mbajtjen e qarkullueshme të segmentit për të gjithë llojet e automjeteve. Trashësia e borës në disa vende kalon trashësinë 35 cm. Aktualisht reshjet të shoqëruara me erëra po vijojnë intensivisht. Në segmentin rrugor nga Hadroj në Qafë-Ben po punojnë dy mjete borëpastruese, një kamionçinë, një fuoristradë dhe 10 punonjës. Aktualisht rruga është e qarkullueshme për të gjithë llojet e automjeteve. /Tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur