Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk është e mundur që NATO të vazhdojë partneritetin e saj me administratën izraelite.
“Derisa të vendoset paqja gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme në Palestinë, përpjekjet për bashkëpunim me Izraelin brenda NATO-s nuk do të miratohen nga Turqia”, tha Erdogan në një konferencë shtypi gjatë samitit të NATO-s.
Gjithashtu, Erdogan deklaroi se Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Ndër tjera, presidenti tha se ka kërkuar nga Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, që të takohet me presidentin sirian, Bashar al-Assad, për të filluar rivendosjen e marrëdhënieve me Sirinë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Turqia do t’i bëjë ftesë Assadit në çdo kohë për bisedime të mundshme për të rivendosur marrëdhëniet midis dy fqinjëve”, tha Erdogan.
Lidhur me shitjet e aeroplanëve F-16 në Turqi, Erdogan tha: “Kam biseduar me Bidenin. Unë do ta zgjidh këtë problem në 3-4 javë”.
Ai deklaroi gjithashtu se Turqia pret solidaritet nga aleatët e NATO-s në luftën e saj kundër terrorizmit.
“Nuk është e mundur që ne të pranojmë marrëdhënien e shtrembër që disa nga aleatët tanë kanë krijuar veçanërisht me PYD/YPG, shtrirjen e organizatës terroriste PKK në Siri”, shtoi Erdogan.
Ndryshe, qëllimi i Turqisë është të bëhet një anëtar i përhershëm, jo vetëm një vëzhgues, i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
SCO është një klub sigurie, politik dhe ekonomik i krijuar në vitin 2001 nga Rusia dhe Kina dhe shtetet e Azisë Qendrore si një kundërpeshë ndaj aleancave perëndimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago – aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Zelensky do të udhëtojë të premten për në Uashington, do të takohet me Trumpin

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Mediumi "Huffingtonpost": Italia propozon modelin e KFOR-it për Ukrainën

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania