LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Talebanët propozuan që Turqia të drejtojë aeroportin e Kabulit

Erdogan: Talebanët propozuan që Turqia të drejtojë aeroportin e Kabulit

Me propozimin e talebanëve, Turqia mund të drejtojë aeroportin në kryeqytetin afgan, Kabul, ku vetë talebanët ofrojnë sigurinë, por vendimi është ende në pritje, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Talebanët kanë propozuar që ne të operojmë aeroportin e Kabulit. Ne ende nuk kemi marrë një vendim për këtë çështje”, deklaroi Erdogan, duke folur në mes të evakuimeve të vazhdueshme pas sulmit vdekjeprurës terrorist të së enjtes, pranë aeroportit të Kabulit.

Në një konferencë për media në Stamboll para se të nisej për në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, Erdogan dënoi sulmin terrorist dhe theksoi se sulme të tilla nga DEASH tregojnë kërcënimin e madh që paraqet grupi terrorist si për rajonin ashtu edhe për botën, raporton Anadolu Agency.

Grupi terrorist DEASH/Horasan, dega afgane e DEASH-it, mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj kanaleve mediatike.

Presidenti Erdogan tha se pas sulmit, evakuimi i trupave turke si dhe civilëve mbetet në vazhdim dhe do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai tha se sipas Ministrisë së Brendshme, brenda Turqisë, aktualisht ka rreth 300 mijë emigrantë afganë të paregjistruar dhe të regjistruar.

Duke theksuar se Turqia nuk mund të pranojë një valë tjetër emigrantësh, Erdogan theksoi se ka ndërtuar mure përgjatë kufijve të saj me Iranin, Irakun dhe Sirinë.

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

A mund ta ndihmojë Ballkani Perëndimor me armë Ukrainën

Botë
Kalo në kategori