LAJMI I FUNDIT:

Erdogan shpallet qytetar nderi i Novi Pazarit

Erdogan shpallet qytetar nderi i Novi Pazarit

Me rastin e 557-vjetorit të qytetit të Novi Pazarit, Kuvendi i qytetit të Novi Pazarit mori vendim që presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të marrë titullin qytetar nderi i këtij qyteti.

Siç theksohet në vendim, presidentit Erdogan i është ndarë statusi qytetar nderi për shkak të afirmimit të veçantë dhe kontributit në zhvillimin e Novi Pazarit.


Për vendimin që presidentit Erdogan t’i ndahet “titulli qytetar meritor i Novi Pazarit”, votuan të gjithë asamblistët e pranishëm.

Kryetari i komunës së Novi Pazarit, Nihat Bishevac, në fjalimin e seancës solemne tha se presidenti aktual i Republikës së Turqisë ka bërë shumë për Novi Pazarin, raporton Anadolu Agency.

“Shumë projekte, investime në infrastrukturë, ekonominë dhe përpjekjet për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike të viseve tona, janë vetëm disa nga shkaqet për këtë gjest simbolik”, theksoi Bishevac.

Recep Tayyip Erdogan është zyrtari i parë i lartë i Republikës së Turqisë, i cili dy herë, gjatë vizitës në Republikën e Serbisë, qëndroi në Novi Pazar dhe Sanxhak.

Ai në cilësinë e kryeministrit në Novi Pazar për herë të parë qëndroi në vitin 2010, ndërsa si president, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë qytet e vizitoi më 11 tetor të vitit 2017.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori