LAJMI I FUNDIT:

Erdogan shkarkoi shefin e Agjencisë turke të Statistikave vetëm se njoftoi që inflacioni tejkaloi shifrat prej 35 për qind

Erdogan shkarkoi shefin e Agjencisë turke të Statistikave vetëm se njoftoi që inflacioni tejkaloi shifrat prej 35 për qind

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zëvendësuar kreun e Agjencisë Kombëtare të Statistikave pas shpalljes së të dhënave vjetore të inflacionit.

Sait Erdal Dincer është vënë në shënjestër të kritikave që kur publikoi të dhënat në fillim të janarit, sipas të cilave norma vjetore e inflacionit ishte 36.1 për qind, që është niveli më i lartë në 19 vitet e fundit.


Opozita tha se kjo shifër ishte e nënvlerësuar, duke deklaruar se rritja reale e kostos së jetesës ishte të paktën dy herë më e lartë, raporton Financial Times.

Në një dekret të lëshuar, Erdogan nuk shpjegoi vendimin për të emëruar Erhan Cetinkayan, ish-zëvendëspresidentin e rregullatorit bankar turk, si kreun e ri të statistikave të shtetit, në vend të Dinger.

Inflacioni në Turqi pëson rritjen më të shpejtë në dy dekada
Lexo po ashtu Inflacioni në Turqi pëson rritjen më të shpejtë në dy dekada

Inflacioni në Turqi u hodh në më shumë se 36 për qind për shkak të rënies së vlerës së lirës, që është një rekord që nga shtatori i vitit 2002.

Erdogan, megjithëse gjendet në një situatë të vështirë 18 muaj para zgjedhjeve presidenciale, vazhdon të mbrojë pikëpamjet e tij.

Rritja e çmimeve të konsumit, më shumë se shtatë herë objektivi fillestar i qeverisë, shpjegohet me rënien e lirës turke ndaj dollarit me pothuajse 45 për qind në vit.

I vetëdijshëm për dëmin e shkaktuar jo vetëm për ekonominë, por edhe për vlerësimin e besimit, Erdogan premtoi në fillim të janarit se do “ta kthente inflacionin në njëshifror sa më shpejt të jetë e mundur”. /Telegrafi/