LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: Putini i gatshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Erdogan: Putini i gatshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se beson se lideri rus po kërkon t’i japë fund luftës që filloi në Ukrainë.

Ai tha se përshtypja e tij nga bisedimet e fundit me Vladimir Putin ishte se ai dëshironte “t’i jepte fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Deklarata e tij vjen në kohën kur Ukraina ka rimarrë pjesë të territorit të saj këtë muaj.

Dhe në këtë drejtim, udhëheqësi turk tregoi se gjërat ishin “mjaft problematike” për Rusinë.

Siç vë në pah më tej BBC, Erdogan tha se ai mbajti “diskutime shumë të gjera” me Putinin në një samit në Uzbekistan javën e kaluar.

Në një intervistë me transmetuesin amerikan PBS, udhëheqësi turk tha se fitoi përshtypjen se presidenti rus dëshironte një fund të shpejtë të luftës.

“Ai në fakt po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur”, citohet të ketë thënë Erdogan. “Kjo ishte përshtypja ime, sepse mënyra se si po shkojnë gjërat tani është mjaft problematike”.

Ai tha gjithashtu se 200 “peng” do të shkëmbehen së shpejti midis dy palëve.

Por ai nuk dha detaje të mëtejshme se kush do të përfshihej në një shkëmbim të tillë të burgosurish.

Erdogan ka kërkuar vazhdimisht të ndërmjetësojë gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim “të balancuar” të Turqisë si anëtare e NATO-s, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë.

Ai ndihmoi OKB-në të ndërmjetësonte një rifillim të eksporteve të grurit nga Ukraina dhe tha javën e kaluar se po përpiqej të organizonte bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim.

Ndërkohë, dy muaj pasi forcat ruse morën kontrollin mbi të gjithë rajonin lindor të Luhanskut, Ukraina ka rimarrë një pjesë të territorit.

Udhëheqësi ukrainas i Luhansk, Serhiy Haidai tha se forcat ruse ishin tërhequr nga fshati Bilohorivka – por po bënin gjithçka që mundeshin për të “gjetur vend” diku tjetër.

Ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky tha se “pushtuesit janë qartë në një panik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori