LAJMI I FUNDIT:

Erdogan flet për herë të parë me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett

Erdogan flet për herë të parë me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Naftali Bennett, kontakti i parë i tillë që nga viti 2013, sipas zyrës së kryeministrit të Izraelit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi erdhi menjëherë pasi Erdogan dhe presidenti i Izraelit Isaac Herzog diskutuan lidhjet dypalëshe dhe çështjet rajonale në një telefonatë të enjten.


Ndërkohë thuhet se telefonata u realizua pasi një çift izraelit, të cilët u ndaluan nga Turqia për një javë nën dyshimin për spiunazh, u kthyen në shtëpi të enjten pasi u liruan.

Mordi dhe Natalie Oknin mbërritën në shtëpi në Izraelin qendror ku u përshëndetën nga familja dhe një turmë gazetarësh.

Nga ballkoni i familjes, Natalie falënderoi të gjithë ata që u përfshinë në sigurimin e lirimit të tyre.

Një deklaratë e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Izraelit njoftoi më herët lëshimin dhe shprehu gjithashtu mirënjohje për presidentin dhe qeverinë e Turqisë.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit arritën nivelin e tyre më të ulët në vitin 2010 pas një sulmi detar izraelit në një anije turke të ndihmave, Mavi Marmara, që ishte në rrugë për të ofruar ndihma humanitare në Rripin e Gazës të bllokuar – nga i cili gjetën vdekjen 10 aktivistë.

Ngjarja shkaktoi një krizë të paprecedentë në marrëdhëniet turko-izraelite që kishin qenë paqësore për dekada. Të dy vendet madje tërhoqën të dërguarit e tyre diplomatikë pas incidentit.

Në vitin 2013, me kërkesën e faljes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për Turqinë dhe pagesën e 20 milionë dollarëve si kompensim për viktimat e Mavi Marmara, marrëdhëniet turko-izraelite hynë në një periudhë normalizimi.

Në dhjetor 2016, të dy vendet riemëruan ambasadorët si pjesë e marrëveshjes së pajtimit dhe përsëritën disa herë domosdoshmërinë për të përmirësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Megjithatë, zyrtarët turq vazhdojnë të kritikojnë politikat e Izraelit që synojnë palestinezët, duke përfshirë vendbanimet ilegale në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin e pushtuar dhe situatën humanitare në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori