LAJMI I FUNDIT:

Erdogan është pritur me ngrohtësi në Novi Pazar

Erdogan është pritur me ngrohtësi në Novi Pazar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur sot me ngrohtësi gjatë vizitës në rajonin me popullatë shumicë myslimane, në pjesën jugperëndimore të Serbisë.

Qindra njerëz me flamuj të Turqisë dhe Serbisë janë rreshtuar në rrugët e qytetit, Novi Pazar, që është më i madhi në rajonin e Sanxhakut, të cilin Erdogan e vizitoi së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Presidenti Erdogan gjendet për vizitë dyditëshe në Serbi dhe analistët vlerësojnë se Turqia synon rritjen e ndikimit të saj në Ballkan.

Dje në Beograd, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar me Vuçiqin dhe ka shprehur përkushtim për rritje të investimeve dhe të tregtisë me Serbinë.

Shumë vende në rajon kanë lidhje historike dhe religjioze me Turqinë, nga pushteti që ka zgjatur për disa shekuj i Perandorisë Osmane.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori