LAJMI I FUNDIT:

Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç kishte bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabakh, megjithëse ai nuk shpjegoi se për çfarë lloj ndërhyrjeje po fliste.

Erdogan, i cili ka qenë një kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gazë, filloi të diskutojë rreth asaj lufte gjatë një fjalimi, duke lavdëruar industrinë e mbrojtjes së vendit të tij.

“Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’ia bëjë këto gjëra Palestinës. Ashtu si hymë në Karabakh, ashtu si hymë në Libi, ne mund të bëjmë të njëjtën gjë me ta”, tha Erdogan.


“Nuk ka asnjë arsye pse ne nuk mund ta bëjmë këtë. Ne duhet të jemi të fortë në mënyrë që të mund të ndërmarrim këto hapa”, shtoi presidenti turk.

Bëhet e ditur se Izraeli nuk ka komentuar deklaratat e Erdoganit i cili po i referohej veprimeve të kaluara të Turqisë, shkruan Reuters.

Siç raportohet, në vitin 2020, Turqia dërgoi personel ushtarak në Libi në mbështetje të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë të njohur nga Kombet e Bashkuara.

Kryeministri i Libisë, Abdulhamid al-Dbeibah, i cili kryeson Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Tripoli, mbështetet nga Turqia.

Turqia ka mohuar çdo rol të drejtpërdrejtë në operacionet ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh, por tha vitin e kaluar se po përdor “të gjitha mjetet”, duke përfshirë trajnimin ushtarak dhe modernizimin, për të mbështetur aleatin e saj të ngushtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën

Republikani dëshiron të riemërojë Grenlandën "e kuqe, e bardhë dhe e kaltër" – reagon eurodeputeti danez

Amerika
Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Mjeku italian në telashe pasi përdori pajisjet e spitalit për ta shëruar macen e tij

Evropa
Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Papa qorton administratën Trump për deportimet e emigrantëve

Evropa
Kalo në kategori