LAJMI I FUNDIT:

“Erdhi te puna, më kapi për fyti dhe më kërcënoi me jetë”- Zbardhet dëshmia e ish-bashkëshortes së Klodian Duros

“Erdhi te puna, më kapi për fyti dhe më kërcënoi me jetë”- Zbardhet dëshmia e ish-bashkëshortes së Klodian Duros

Ish-futbollisti Klodian Duro ditët e fundit ka qenë mjaft i përfolur, për pjesëmarrjen e tij tepër të shkurtë në Big Brother VIP Albania 3.

Ai u përjashtua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të deklaratës së tij, ku tregonte për dhunën që kishte ushtruar ndaj ish-gruas së tij, një deklaratë kjo e papranueshme dhe jo etike për publikun.

“Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” – ishin fjalët e Duros gjatë një darke me banorët e tjerë të BBVA3.


Deklaron që e ka rrahur gruan: Klodian Duro përjashtohet nga shtëpia e "Big Brother Vip Albania"
Lexo po ashtu Deklaron që e ka rrahur gruan: Klodian Duro përjashtohet nga shtëpia e "Big Brother Vip Albania"

Katër vjet më parë Gjykata e Tiranës, e dënoi Klodian Duron me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Sipas dokumenteve të Gjykatës së Tiranës, ai u dënua me 6 muaj burg, por prej gjykimit të shkurtuar, u zbrit 1/3 e dënimit, duke e konvertuar në 4 muaj burg. Ai masën e dënimint e ka shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ka qenë në arrest shtëpie. – transmeton Top Channel.

“Ishte ironi, kam përsëritur fjalët e Rozës” - Klodian Duro shpjegon deklaratën që bëri në "Big Brother Vip Albania”
Lexo po ashtu “Ishte ironi, kam përsëritur fjalët e Rozës” - Klodian Duro shpjegon deklaratën që bëri në "Big Brother Vip Albania”

Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish-bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë, Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte atë.

Dorina në deklaratën para oficerit të Policisë Gjyqësore, ka treguar se ai e shqetësonte si në punë, ashtu dhe kur dilte me shoqërinë. Për këtë arsye ajo nisi dhe procedurat e divorcit më 27 janar 2020. Fakti që Duro i shkonte çdo natë në shtëpi, po shkarkonte shqetësime tek ajo dhe vajzat e tyre.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Në deklaratën e saj, ish-gruaja e Duros, Dorina tregon se ai ka shkuar në punën e saj dhe kanë debatuar. Ai e ka kapur për fyti dhe e ka kërcënuar me jetë.

“Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 5.3.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e saj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës.

Sipas Top Channel, ish-gruaja e Klodian Duros e ka denoncuar më 24 mars të vitit 2020, ku ai i ka kërkuar të hapë derën e banesës së saj me forcë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e tij.

Ndërsa në dëshminë e tij, ai dha një tjetër version të ngjarjes që edhe e çoi në burg.

U përjashtua nga Big Brother VIP Albania 3, reagon Klodian Duro: Deklaratë e gabuar, ndjesë për të gjithë publikun
Lexo po ashtu U përjashtua nga Big Brother VIP Albania 3, reagon Klodian Duro: Deklaratë e gabuar, ndjesë për të gjithë publikun

Sipas dëshmisë së tij, ish-futbollisti ka ka qenë i shqetësuar për vajzën e tij në kohën e pandemisë, ka telefonuar ish-bashkëshorten dhe nuk i është përgjigjur askush, kështu ka shkuar në shtëpi. Ai ka deklaruar se kujdesej për vajzën dhe shpesh herë i çonte ushqime në shtëpi. Kjo është e njëjta shtëpi, ku Dorina ka deklaruar se dhunohej nga ai.

Sipas pretendimit të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij. Duke u shqetësuar për vajzën, ai i ka rënë derës që nuk po hapej nga askush dhe e ka lajmëruar policinë. Dorina bëri të njëjtën gjë, ku njoftoi policinë nga frika.

Në deklaratën e tij ish-futbollisti ka mohuar të ketë ngritur dorën ndaj Dorinës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QHH0eu1gxiw

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Magazina
Kalo në kategori