Një kohë të gjatë, studiuesit dhe gazetarët kanë bërë spekulime për çështjen se si përfundoi në Vuhan virusi Corona SARS-CoV-2. Dyshime pati për një treg me peshq, në të cilin ishin tregtuar edhe kafshë të egra.
Mediat perëndimore janë duke informuar tani se ka mundësi që virusi të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë në Vuhan, i cili ndodhet direkt ngjitur me tregun.
Që në muajin janar, në mediat sociale u përhapën teoritë se virusi kishte të bënte me Institutin, por ato u shoqëruan nga teori konspiracioni për kërkime në armë të fshehta biologjike. Në atë kohë, gazeta amerikane “Washington Post” pati hedhur teorinë se kishim të bënim me një virus të prodhuar nga njerëzit. Virologët që u pyetën nga gazeta, e përjashtuan mundësinë që virusi të ishte një mutacion i prodhuar nga njeriu, duke u mbështetur në karakteristikat e virusit. Kjo u konfirmua nga një studim i bërë nga një ekip studimor i mbledhur nga Kristian G. Andersen, i cili u publikua më 17 mars në “Nature Medicine”.
Përveç kësaj, punimet e këtij instituti nuk janë të fshehta dhe studimet e bëra me viruset tek lakuriqët e natës janë publikuar në revista shkencore. Në disa punime studimore janë përfshirë edhe partnerë perëndimorë. Ndër të tjera Galveston National Laboratory nga Universiteti i Teksasit ka marrëdhënie të ngushta me Institutin e Studimeve në Vuhan. Edhe ShBA i ka përkrahur financiarisht punimet studimore, thotë gazeta britanike “Daily Mail”.
Por, të gjitha këto nuk përjashtojnë mundësinë që virusi të mos ketë dalë në qarkullim, pa dashje, nga Instituti në Vuhan. Që në fund të muajit janar, në gazetën shkencore “Science” u botua një artikull që e vinte në pyetje këtë teori, sipas të cilës virusi ka kaluar nga tregu i peshkut tek njeriu.
Një studim i publikuar në revistën “The Lancet” pati ardhur në përfundimin se 13 nga 41 pacientët e parë të sëmurë me Covid-19, nuk kishin asnjë lidhje me tregun e peshkut.
Përveç kësaj, është e mundshme që infektimi i personit 0, pra njeriut të parë që mori virusin, të ketë ndodhur që në nëntor 2019. Rastet më të hershëm të infektimit nuk kanë pasur kontakt me tregun e peshkut, thekson edhe Daniel Lucey, profesor për sëmundjet e infeksionit në Qendrën Universitare të Universitetit Georgetown, në një intervistë të dhënë në atë kohë.
Kjo shtron pyetjen si erdhi virusi në Vuhan. Një shpjegim i mundshëm vjen nga profesoresha e virologjisë, Zhengli Shi, që është marrë me studime të lakuriqëve të natës në Institutin e Vuhanit dhe ka botuar në fillim të muajit shkurt një artikull shkencor në revistën “Nature”. Në gazetën “South China Morning Post”, u botua më 6 shkurt një portret i shkencëtares. Në të shkruhej se si ka kërkuar ajo, në 28 provinca të Kinës, për zgavrat e lakuriqëve të natës, ku ka marrë edhe prova për analiza. Në Vuhan ajo ka ngritur një arkiv të gjithanshëm për viruset e lakuriqëve të natës, siç shkruan ajo edhe në revistën “Spektrum:Scientific American”.
Në fillim të vitit 2019, ajo publikoi me kolegët e saj një studim të përgjithshëm si transmetohet virusi korona nga lakuriqët e natës. Ajo zbuloi se në vrimat e hundës së lakuriqit të natës ndodhen viruse korone që janë shumë të ngjashme me virusin e përhapur tani.
Falë punës së ekipit të saj, është bërë shumë shpejt shkëputja e gjenomit të virusit, gjë që iu bë publike botës për të kërkuar për vaksinën dhe për të bërë provat me antitrupa me një shpejtësi të paparë deri tani.
Për këtë arsye, Zhengli Shi u përplas javën e kaluar me armiqësi në mediat sociale, si në Azi ashtu edhe në pjesë të tjera të botës. Kolegu nga Nju-Jorku, Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance, që ka punuar bashkë me të në studime, u detyrua të merrte në mbrojtje kolegen e re. Daszak tha se pretendimet se virusi ka shpëtuar nga laboratori janë “krejt të pakuptimta”. Ai ka marrë pjesë vetë në grumbullimin e testeve nga lakuriqët e natës. Në laborator nuk janë bërë ruajtje të virusit SARS-CoV-2. Këtu kemi të bëjmë me “politizimin e pafat të fillesave të pandemisë.” /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime