LAJMI I FUNDIT:

I erdhi fundi Internet Explorer

I erdhi fundi Internet Explorer

Internet Explorer ende ekziston – por jo për shumë kohë.

Kthehemi në muajin tetor të vitit 2020 kur morëm informacionin se Internet Explorer do të merr fund dhe tani do t’i themi zyrtarisht lamtumirë.


Fundi përfundimtar për Internet Explorer vjen me sistemin e ri operativ Windows 11. Pasi të azhurnoni sistemin tuaj operativ dhe të azhurnoni Windows 11, nuk do të keni më Internet Explorer, raporton theverge.

Versioni i fundit i IE është 11, i cili ende ka mbështetje dhe azhurnime dhe do të “jetojë” të paktën deri në vitin 2022.

Mbështetja dhe azhurnimet do të ndërpriten në gusht të vitit 2021 dhe deri në fillim të vitit 2022, Internet Explorer do të jetë në dispozicion për shkarkim dhe përdorim, nëse dikush dëshiron.

Ndryshe, Microfost Edge do të mbetet i vetmi shfletues i Microsoft. /Telegrafi/