LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi lajmërohet nga “Luzhniki Stadium”: Jam kaq e lumtur, mezi pres të performoj në finale

Era Istrefi lajmërohet nga “Luzhniki Stadium”: Jam kaq e lumtur, mezi pres të performoj në finale
Foto: Era Istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka arritur në Moskë për finalen e madhe të Kampionatit Botëror.

Ajo është akomoduar në një nga hotelet pranë stadiumit, ku po zhvillohen provat për performancën e madhe të natës finale.

Istrefi gjatë ditës së sotme ka mbajtur edhe një konferencë për media, ku ka cekur ndër të tjerash se është e lumtur që është përzgjedhur zëri interpretues i himnit të Kampionatit Botëror.


Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam në konferencën për shtyp (Foto: Getty Images)

“Jam e nderuar dhe ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e Kupës së Botës. Ishte një punë e madhe për mua. Bashkimi i të gjitha kombeve përmes muzikës është e mahnitshme. Moska është një qytet i bukur. Njerëzit më kanë pritur ngrohtësisht dhe ishin mikpritës”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja kosovare.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ka ndarë me fansat çdo moment emocionues gjatë këtij kampionati.

Era Istrefi (Foto: Getty Images)

Së fundmi, Era publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në mes të “Luzhniki Stadium”, vendi ku edhe do të zhvillohet ndeshja finale mes Kroacisë dhe Francës.

https://www.instagram.com/p/BlLurC2gseq

“Jam shumë e lumtur të jem këtu, mezi pres të performoj të dielën”, shkruan Era Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.

“Live it up” titullohet kënga e Erës në bashkëpunim me Will Smith dhe Niocky Jam, e cila ka shoqëruar çdo ndeshje përgjatë një muaji të Kampionatit Botëror 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Magazina
Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

Magazina
Publikohet një video e Gjestit duke falur namaz brenda shtëpisë së Big Brother

Publikohet një video e Gjestit duke falur namaz brenda shtëpisë së Big Brother

Magazina
Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Olsa Muhameti për Gjestin: Erdhi nga disa probleme rehabilitimi, na është lutur shumë dhe e morëm në Big Brother

Magazina
“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren

Magazina
Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Habit Gjesti: Po më thërret Vëllai i Madh e po më thotë mos e ngacmo Vserlon se e di që do të nxjeri me zarf të zi

Magazina
Kalo në kategori