LAJMI I FUNDIT:

Era e pakëndshme e gojës, dhe problemi shëndetësor

Era e pakëndshme e gojës, dhe problemi shëndetësor

Askush nuk dëshiron që bashkëbiseduesi të hetojë erën e pakëndshme na goja. Për t’iu shmangur kësaj apo që problemin tuaj me kohë ta vëreni dhe kundër tij me sukses të luftoni, mësoni diçka për shkaktarët e erës së pakëndshme nga goja dhe si ta eliminoni.

-->

Era e keqe e gojës cila në mjekësi quhet halitosis, mund të jetë e shkaktuar me higjienën e keqe të zgavrës së gojës, por po ashtu mund të jetë edhe shenjë e një varg problemesh të tjera shëndetësore.

Era e keqe po ashtu mund jetë e shkaktuar nga ushqimi që hani dhe shprehitë e tjera të pashëndetshme jetësore.

Si ndikon ushqimi në erën e keqe?

Kryesisht i gjithë ushqimi që e hamë ndikon në erën e gojës. Ushqimi tretet dhe absorbohet në qarkullimin e gjakut përmes të cilit vjen deri tek mushkëritë.

Nëse hani ushqim me aromë të fortë, siç janë qepët dhe hudhrat, pastrimi me furçë dhe me perin dental largon aromën përkohësisht. Aroma nuk do të largohet tërësisht deri sa trupi të pastrohet tërësisht nga ushqimi, transmeton Telegrafi.

Si ndikojnë shprehitë e këqija në erën e keqe?

Nëse nuk i pastroni dhëmbët rregullisht me furçë apo me perin dental, grimcat e ushqimit mund të mbesin në gojë dhe shkaktojnë zhvillimin e baktereve në mes dhëmbëve rreth mishit të dhëmbëve dhe në gjuhë.

Po ashtu edhe pirja e cigares mund të shkaktojë erë të keqe, njolla në dhëmbë, acarimin e mishit të dhëmbëve ose të zvogëlojnë aftësinë e shqisave të shijes.

Cilat janë problemet shëndetësore të lidhura me erën e keqe?

Era konstante e keqe mund të jetë pasojë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve. Bakteret shkaktojnë toksina në gojë që irritojnë mishin e dhëmbëve.

Nëse nuk shërohet sëmundja e mishit të dhëmbëve, mund të vijë deri te sëmundja e tërë nofullës. Shkaqet e tjera mund të jenë protezat e dhëmbëve, kariesi dhe infeksionet kërpudhore në gojë.

Një nga shkaqet mund të jetë edhe kserotomia, gjendja shëndetësore e cila nënkupton thatësinë në gojë. Pështyma është e nevojshme që të lagështohet goja dhe të neutralizohet acidi i krijuar nga pllaku.

Pështyma shpërlan qelizat e vdekura të cilat mblidhen në gjuhë, në mish të dhëmbëve dhe në anën e brendshme të faqeve. Goja e thatë nuk mund të prodhojë mjaft pështymë për t’u dekompozuar qelizat e vdekura, çka çon deri te era e keqe.

Goja e thatë mund të jetë pasojë e konsumimit të ilaçeve të ndryshme, të punës së pabalancuar të gjëndrave të pështymës ose frymëmarrjes së vazhdueshme përmes gojës.

Shumë sëmundje të tjera mund të shkaktojnë erë të keqe, siç janë inflamacioni i mushkërive, bronkiti, inflamacionet kronike të sinuseve, diabeti, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e veshkave ose refluksi acidik, përkatësisht kthimi i acidit gastrik në ezofag.

Çfarë duhet bërë për të parandaluar erën e keqe?

Praktikoni higjienë të mirë orale. Lani dhëmbët me furçë të paktën dy herë në ditë më pastën e cila përmban fluor për të larguar ushqimin dhe pllakun. Pastroni dhëmbët me furçë pas çdo vakti, mos harroni gjuhën.

Ndërroni brushën çdo 2 deri 3 muaj. Përdorni perin dental një herë në ditë për largimin e ushqimit dhe pllakut në mes dhëmbëve. Nëse mbani protezë, hiqeni nga goja para se të bini në gjumë, dhe pastrojeni mirë para se ta vëni në gojë në mëngjesin e ardhshëm.

Vizitojeni rregullisht stomatologun

Në vizitë te stomatologu duhet të shkoni të paktën 2 herë në vit. Stomatologu do ta bëjë pastrimin profesional të dhëmbëve dhe do të jetë në gjendje që me kohë të zbulojë dhe të shërojë sëmundjet e zgavrës së gojës.

Ndërpritni konsumimin e duhanit

Kjo është edhe një arsye e mirë për të ndalur këtë shprehi të keqe. Mos përdorni as goma përtypëse në bazë të duhanit sepse ato po ashtu shkaktojnë erë të keqe. Këshillohuni me stomatologun tuaj rreth ndërprerjes së duhanit.

Pini shumë ujë

Uji do ta mbajë gojën të lagësht. Çamçakëzët ose bonbonet, sipas mundësisë pa sheqer, po ashtu do të nxisin prodhimin e pështymës, e cila ndihmon te shpëlarja e ushqimit dhe baktereve.

Mbani ditar të ushqimit të cilin e hani

Nëse mendoni që ushqimi i caktuar ndikon në erën e keqe, mbani ditar për atë se çka hani dhe shënoni nëse keni pasur kundërmim të gojës pas ndonjë ushqimi të caktuar.

Njëlloj kështu, bëni një listë të ilaçeve të cilat i përdorni, sepse disa ilaçe mund të luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e erës së keqe.

Si të shërohet era e keqe?

Në shumicën e rasteve stomatologu juaj mund të shërojë shkakun e erës së keqe.

Nëse stomatologu vërteton që goja juaj është e shëndetshme dhe që era e keqe nuk është e shkaktuar me sëmundjet e zgavrës së gojës, më së miri do të ishte të shkoni te mjeku i përgjithshëm për të vërtetuar burimin e kundërmimit, si dhe planin e shërimit.

Cilat produkte mund t’i përdorni për eliminimin e erës së keqe?

Mund të blini disa solucione për shpëlarjen e zgavrës së gojës. Megjithatë, kini parasysh që shumë solucione për shpëlarjen e zgavrës së gojës ofrojnë vetëm ndjenjën e përkohshme që e keni zgjidhur problemin e erës se keqe të gojës.

Ka solucione për shpëlarjen e zgavrës së gojës të cilat janë me bazë antiseptike dhe në vend që të maskojnë erën, vrasin mikrobet që shkaktojnë erën e keqe. Këshillohuni me stomatologun tuaj për atë se cili është produkti më i mirë për ju. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori