LAJMI I FUNDIT:

Era e fuqishme rrotulloi kamionin sipër një veture (Video)

Era e fuqishme rrotulloi kamionin sipër një veture (Video)

Në Shtetet e Bashkuara është filmuar momenti kritik, kur një kamion është rrotulluar nga era që frynte me shpejtësi prej 140 kilometrave në orë.

Makina e madhe e transportit, ka rënë sipër një veture të Policisë që për momentin ishte e zbrazët, transmeton Telegrafi.


Videoja që mund ta shihni më poshtë, është lansuar për të treguar që të respektohet ndalesa dhe të mos voziten kamionët kur frynë erë e fortë.

Shoferi që ka mbetur me lëndime të lehta, pritet të dalë para drejtësisë, sepse nuk e respektoi ndalesën dhe udhëtoi me rimorkion e zbrazur dhe mbështjellëse të lëshuara të cilat e kanë ndihmuar rrotullimin. /Telegrafi/