Për fansat e shumtë të serialit "O Sa Mirë" është lansuar episodi i 141-të me radhë.

Hit komedia televizive vazhdon të sjellë skena që nxisin të qeshura te publiku i gjerë që e ndjekin.


osa1

Pjesë e episodit të ri janë edhe gazetarët e Telegrafit, të cilët shkojnë për të mbuluar "ngjarjen e arrestimit të Llukmanit dhe Drenicakut".

Si rrjedh ngjarja e plotë do ta mësoni pasi ta ndiqni episodin e ri të "O Sa Mirë".

tele1

Sasa, 'Gjakovari' dhe të tjerët vazhdojnë të interpretojnë karakteret e tyre në mënyrën e veçantë, ashtu vetëm si dinë ata.

Në kanalin zyrtar të "O Sa Mirë" është publikuar episodi i ri, të cilin mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

sasa

Mos i humbni edhe gabimet e protagonistëve gjatë xhirimeve. /Telegrafi/