LAJMI I FUNDIT:

Epidemiologu Ilir Aliahmeti: COVID-19 ka ndryshuar, përhapet më lehtë por luftohet më lehtë nga sistemi imunitar

Epidemiologu Ilir Aliahmeti: COVID-19 ka ndryshuar, përhapet më lehtë por luftohet më lehtë nga sistemi imunitar

Aliahmeti në RTV Dukagjini ka thënë se politikat cenzuruese në Ballkan ishin të gabuara sa i përket coronavirusit.

“Masat shtypëse u morën shumë herët. Hapja pastaj ndikoi në rritjen e rasteve. Ishte e ditur që masat do të shtynin pandeminë por jo zhdukjen e saj”.

Ai thotë se virusi nuk do të zhduket dhe duke u bazuar edhe në vendet që tashmë kanë dimër.

“Shohim Australinë apo Brazilin ku ka dimër atje nuk po zhduket virusi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Aliahmeti thotë se virusi ka ndryshuar dhe po bëhet më i transmetueshëm por thotë se trupi po e lufton më lehtë përmes antitrupave.

“Virusi me këto ndryshime po transmetohet më lehtë dhe ne po e shohim këtë gjë. Por nga ana tjetër virusi është më lehtë i sulmueshëm nga antitrupat që krijon sistemi ynë imunitar që e bënë sëmundjen më lehtë”

Sa i përket testimit të vaksinave epidemiologu thotë se vaksina ruse ende nuk ka treguar efektet sa është e suksesshme te njerëzit.

“Duhet të shohim efektet te njerëzit jo vetëm në laborator”.

Aliahmeti thotë se edhe nëse ndonjë vaksinë del asaj i nevijitet kohë për t’u prodhuar për masën.

“Kosova dhe Shqipëria nuk janë në krye të listës prandaj të mos shpresojmë se do të kemi vaksina gjatë vitit 2020”, deklaroi ndër të tjera Ilir Aliahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori