LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e qeseve

A është qesja një send që na shërben vetëm për t’i bartur një sasi të gjërave për konsum të përditshëm apo është simbolikë e shoqërisë së konsumit?

Sidoqoftë ana praktike si mjet përdorimi është lehtë e shpjegueshme dhe nuk na krijon ndonjë mundësi tjetër perceptimi se çfarë mund të thuhet më tepër.


Një erë e fortë në rrugët e pluhurosura të Prishtinës, po ta ngritni shikimin nga qielli, në vend të zogjve që çdo ditë më rrallë do t’i shihni, nuk mund të vëreni asgjë tjetër përveç qeseve në fluturim.

Ky moment të nxjerrë jashtë përkufizimit të rëndomtë të qeses, dhe në kontekstin më të gjerë ky gjësend reflekton simbolikisht një vend, hapësirë, qoftë urbane apo rurale për shkallën e ndotjes dhe nivelin e shtetit-shoqërisë në aspektin e përkujdesjes për ambientin.

Pra, qesja një gjësend që është pjesë e përditshmërisë së shoqërisë së konsumit apo mund të thuhet më vrazhdët një shoqërie konsumatore, ndërhyn për ta krijuar imazhin e keq, se ne që konsumojmë dhe nga ky cikël i zakonshëm ekzistencial “prodhojmë” prej saj, mjaftë gjëra të pakëndshme për ambientin dhe vetë njeriun.

Zgjerimi epidemisë së qeseve

Po t’i largoheni për disa kilometra Prishtinës, qoftë nga veriu, jugu apo lindja a ndonjë drejtim tjetër i horizontit, nuk do të thotë se je shkëputur nga imazhi i keq qeses.

Ta zëmë se dëshiron ta japësh një realitet që rri mbi fakte apo dëshiron të ofrosh copëza imazhe, para të cilave nuk mund t’i mbyllësh sytë, dhe prej një ambienti në tjetrin, shfaqet ndjenja e neveritshme, që elementi që duket më i parëndësishëm i shoqërisë së konsumatore, qesja e najlonit, po na kthehet bumerang duke na sjellë si “shpërblim” mbeturinat e llojllojshme.

Shikoni në veri të Prishtinës, për shembull, le të jetë ky qoftë fshati NN, i cili i ndan gjeografikisht dy komuna atë të Prishtinës me Podujevën, ku ekziston ngushtica më e madhe ku kalon lumi Llap, mund ta shihni si po vdes një lum edhe nga qeset me bërllok, të hedhura nga këta banorë, të cilët dikur nga disa ish prodhues pemësh e perimesh, u kthyen brenda nate në konsumatorë, i futen “vlerat” e tyre po në këto qese najloni për t’i ricikluar pastaj në lum, dikush rrugëve të bukura malore përplot gjelbërim.

Shndërrimi në ambientalistë

Njeriu nga fobia e qeseve mund të shtrojë pyetje të tilla që të bëjnë nihilist, se kështu qenka procesi u urbanizmit, ku përveç anës së mirë që padyshim e ka, në vete përmban mjaftë rreziqe.

Po mire, atëherë, partitë me programe ambientaliste nuk kanë vend këtu, apo nga ata të OJQV-e që mund të kenë futur ndonjë grant në dorë, qoftë edhe në formë simbolike, sikur harruan të reagojnë qoftë duke nxjerrë ndonjë pllakatë duke e karikaturuar një qese najloni, e cila po na vjedh pak nga pak, gjelbërimin, lumen, fshatin e dikurshëm në urbanizim e sipër, mbi të gjitha shëndetin.

Nëse edhe më tutje nuk arrijmë që të gjejmë së pari një strategji me premisa të preventives urgjente, dhe nuk fillojmë të bëhemi më shumë ambientalistë jo të partive pa programe dhe vizione ambientaliste, as të atyre OJQ-ve që ekzistojnë për grante dhe zhurmojnë vetëm në ditët festive për Tokën dhe kundër ngrohjes globale, për të cilën para se veprojnë kanë nevojë më shumë të mësojnë, është koha e fundit që të gjithë ngapak të shndërrohemi në ambientalistë.

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori