LAJMI I FUNDIT:

Enzo Fernandez poston videon duke kënduar këngë raciste ndaj Mbappes dhe ekipit të Francës

Enzo Fernandez poston videon duke kënduar këngë raciste ndaj Mbappes dhe ekipit të Francës

Enzo Fernandez postoi një video të skuadrës së Argjentinës duke kënduar një pjesë të një kënge raciste për Kylian Mbappen pas fitores së tyre në Copa America.

Paralajmërim: Teksti i këngës i referuar në këtë artikull përfshin fyerje transfobike dhe racore.

Të dielën, Lautaro Martinez shënoi golin e vetëm të lojës në pjesën e dytë të vazhdimeve, duke bërë që Argjentina të mposht Kolumbinë dhe të fitojë një rekord të 16-të Copa America.


Megjithatë, mes festimeve të Argjentinës, një video e postuar fillimisht në mediat sociale nga mesfushori i Chelseat, Fernandez, shfaq skuadrën e Argjentinës duke kënduar një pjesë të një brohoritjeje raciste për ekipin francez.

Lojtarët shihen duke kënduar së bashku në një autobus, me këngën raciste të lartpërmendur që duket se fillon drejt fundit të live në Instagram. Dikush më pas udhëzon me shpejtësi Enzo Fernandez të ndalojë xhirimet dhe videoja ndërpritet.

Dalin pamje të reja se sa i rëndë është lëndimi që ka pësuar Messi
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja se sa i rëndë është lëndimi që ka pësuar Messi

Teksti i plotë i këngës është: “Dëgjo, përhape fjalën, ata luajnë në Francë, por të gjithë janë nga Angola, do të vrapojnë mirë, u pëlqen të flenë me personat trans, nëna e tyre është nigeriane, babai i tyre është kamerunian, por në pasaportë shkruhet: francez”.

Federata e Argjentinës ende nuk e ka adresuar videon, e cila është parë në mediat sociale mbi një milion herë në kohën e shkrimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Ndërkombëtare
Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Përfaqësueset
Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Serie A
Tifozat Kuq e Zi zbulojnë koreografinë që nuk u pa në TV, aty ishte një mesazh shumë domethënës

Tifozat Kuq e Zi zbulojnë koreografinë që nuk u pa në TV, aty ishte një mesazh shumë domethënës

Kombëtarja e Shqipërisë
Barcelona mendon transferimin e yllit të Serie A

Barcelona mendon transferimin e yllit të Serie A

La Liga
Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori