LAJMI I FUNDIT:

Enterieri fluoreshent në Porsche Cayenne (Foto)

Enterieri fluoreshent në Porsche Cayenne (Foto)

Kompania polake Carlex Design, e ka dizajnuar enterierin e modelit Cayenne duke përfshirë më shumë hapësirë me ngjyrë fluoreshente.

Pjesët anësore, ulëset, treguesi i shpejtësisë, timonim si dhe shumë hapësira të brendësisë së kësaj Porcheje kanë nuancën e hapur të së gjelbrës, që i jep një pamje të veçantë, transmeton Telegrafi.


Rripi i sigurisë, ndërruesi i shpejtësive, dorezat hapëse dhe tavani, përmbajnë po ashtu këtë ngjyrë krahas së zezës.

Derisa shumica e pëlqejnë, të tjerë e konsiderojnë si një teprim që ngjan me klubet e natës së viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar.

Por, mbi të gjitha ekspertët e syve vërtetojnë se mund të jetë një vend ku mund t’ju dhëmbin sytë, si dhe shikimi t’ju turbullohet duke iu shkaktuar mundime në bark. /Telegrafi/