Enrique konfirmon rikthimin e Dembeles

Pas disa javësh mungesë për shkak të lëndimit, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, është rikthyer në dispozicion të trajnerit Luis Enrique.
Ai është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Enrique foli për rikthimin e lojtarit, duke theksuar se më e rëndësishme është energjia që Dembele sjell në ekip sesa çmimet individuale.
“Nuk është Topi i Artë që po kthehet, është Ousmane Dembele, personi që sjell energjinë e tij në ekip. Topi i Artë, ai është kapitull i mbyllur”, ka thënë fillimisht Enrique.
Enrique u shpreh qartë se për të, fokusi është te skuadra dhe jo te trofetë personalë.

“Ne po punojmë për të fituar ndeshjen e tretë në Ligën e Kampionëve. Jam më i lumtur që kemi rikthyer njeriun dhe energjinë e tij, sesa Topin e Artë”, përfundoi ai.
Paris Saint-Germain do të synojë tashmë fitoren e tretë radhazi në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/




















































