Alvaro Morata nuk mund të jetë befasi në listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit, kur dihet se trajneri Luis Enrique është një tifoz i madh i sulmuesit.

Enrique ka thënë se ai beson se versioni aktual i Moratas në Juventus është më i mirë se ai herës së parë që ishte me Bianconerët.


"Morata është një lojtar tjetër që kur u kthye në Juventus, për sa i përket besimit dhe numrave".

GettyImages 1137847118

"Nga jashtë mendoj se ai është shumë më i lartë se lojtari që ishte më parë në Juventus”.

“Është kënaqësi ta kemi këtu me ne. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në stërvitje", ka thënë Enrique.

morata3  1

Lëndimet dhe rastet me COVID-19 kanë pasur një ndikim në përzgjedhjen e La Rojas, pasi lojtarë si Thiago Alcantara, Diego Llorente dhe Rodrigo Moreno janë të padisponueshëm./Telegrafi/

telegrafi sport app