Dr. Gëzim Berisha
Kardiolog
tel. 044 600 697
Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset në përditshmëri. Më së shpeshti shfaqet si pasojë e grumbullimit të ujit në këmbë dhe atë kryesisht në shputa dhe nga gjuri e poshtë. Ndryshe kjo quhet si edemë.
Ënjtjet e këmbëve në situata të caktuara mund të jetë plotësisht normale pa pasur nevojë për shqetësim. Psh pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur është normale të shfaqen ënjtjet e këmbëve. Shtatzënia është një gjendje tjetër normale kur mund të ënjten këmbët për shkak të presionit që bënë foshnja në venat e këmbëve të nënës. Mbipesha trupore, poashtu, shoqërohet me ënjtje të këmbëve.
Ndonjëherë ënjtja e këmbëve mund të jetë vetëm një efekt anësor i barnave që përdoren për mjekimin e sëmundjeve të caktuara. Edemën më së shpeshti e shkaktojnë barnat e përdorura për trajtimin e shtypjes së lart të gjakut siç janë amlodipina, corali, nifedipina etj. Edema mund të shkaktojnë edhe aspirina, ibuprofeni, naproxeni, medikamentet hormonale, kontraceptivët oral, barnat antidepresive, etj.
Mund të themi se, shkaktarët janë të parrezikshëm, sepse mjafton ndërprerja e këtyre barnave dhe edemat do të largohen për disa ditë. Normalisht barnat në fjalë pastaj duhet zëvendësuar me barna të tjera.
Shkaktar i rrezikshëm i ënjtjeve të këmbëve janë sëmundjet e zemrës. Pamjaftueshmëria e zemrës ose insuficienca e zemrës është kjo një gjendje kur zemra nuk pompon gjakun në mënyrë të mjaftueshme. Kjo gjendje është përfundimi i keq i të gjitha sëmundjet e zemrës nëse ato nuk mjekohen mirë dhe me kohë. Në këtë gjendje, zemra është aq e dobët sa që nuk mundet në mënyrë adekuate ta pompojë gjakun nëpër tërë organizmin dhe për pasojë ka grumbullimin e ujit në pjesë të ndryshme të trupit, si p.sh., në këmbë, bark apo mushkëri. Kjo gjendje përpos që shkakton ënjtje të këmbëve, shkakton edhe frymëzënie, kollë, lodhje të përgjithshme trupore.
Sëmundjet e ndryshme të veshkave dhe të mëlçisë mund të shkaktojnë ënjtje të këmbëve, qoftë për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm të proteinave përkatësisht albuminave në mëlçi, qoftë nga humbja e pakontrolluar e tyre përmes veshkave në urinë.
Sëmundjet e ndryshme të venave të këmbëve shkaktojnë ënjtje. Të tilla sëmundje janë: tromboza e venave të këmbëve, venat varikoze, insuficienca e venave të këmbëve.
Pacientët që vuajnë nga ënjtja e këmbëve mund të marrin disa masa edhe në ambientet shtëpiake për trajtimin e tyre. P.sh., vendosja e këmbëve mbi ndonjë jastëk gjatë pushimit, pastaj ushtrimi i këmbëve sepse kjo bënë që të pompohen uji nga këmbët në drejtim të zemrës, zvogëlimi i konsumimit të kripës, humbja e peshës, mos përdorimi i çorapeve të ngushta, etj.
Në rast se kjo nuk ndihmon, atëherë duhet kërkuar ndihmë nga profesionistët për trajtimin e tyre varësisht nga shkaktari. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre