Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, ditën e sotme (e mërkurë) feston ditëlindjen.

E lindur më 5 korrik të vitit 1996, artistja ka mbushur plot 27 vite jetë.


Në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, ajo thekson se ndihet më e plotësuar se kurrë pasi edhe është bërë nënë për herë të parë.

Eni Koci Foto: Screenshot/Instagram

“Sot festoj ditëlindjen më të bukur e më të veçantë. Festoj ditëlindjen time të parë me Adean në krahë. Më e plotësuar dhe më e lumtur se kurrë”, ka shkruar ajo.

“Vitet kalojnë shpejt dhe njeriu kupton që gjëja më e shtrenjtë në botë dhe që nuk ka çmim është familja. Shumë urime për mua”, kanë qenë fjalët e Koçit.

Eni Koci 2 Foto: Screenshot/Instagram

Ajo këtë kohë po shijon pushimet në Mal të Zi me partnerin e saj, këngëtarin Genc Prelvukaj.

Ata u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/