Poezi nga: Lucille Clifton Shqipëroi: Irena Dono

Hej, muzikë dhe
unë
jam krejt e bardhë,
flokët një valëzim
gjethesh vjeshte i kam,
që rrethojnë vijën e përkryer
të një hunde,
pa buzë,
s’ka prapa, hej
unë jam e bardhë
dhe kam veshur
historinë e bardhë,
por nuk ka të ardhme
në ato rroba,
prandaj i heq dhe
zgjohem
duke kërcyer.