LAJMI I FUNDIT:

Ëndrra e Behgjet Pacollit për President

(Ata që mendojnë se paraja i bënë të gjitha, pa dyshim janë gati të bëjnë çdo gjë për para) – E. Pjer Boshen

Atë që askush nuk mundet t’ia ndaloj një njeriu në këtë realitet objektiv, është, prirja e natyrshme e vullnetit të tij të lirë, që ta ketë një ëndërr të vetin si synim jetësor. Sepse, ashtu sikur thotë një urtësi e lashtë indiane: “nëse gjatë jetës nuk je i përkushtuar që ta përmbushësh ëndrrën tënde, atëherë gjithnjë do të punosh në drejtim të realizimit të ëndrrave të të tjerëve”. Por, sado që ne fuqishëm angazhohemi në këtë drejtim, shpesh ëndrrat tona nuk realizon. Nuk realizohen fare, ose së paku jo ashtu sikur i kemi ëndërruar. Edhe pse realiteti është diku tjetër, në këto raste dimë të inkurajohemi kinse nuk kemi fat në jetë. Në të vërtetë, faji qëndron diku tjetër. Në vetë cilësinë përmbajtjesore të ëndrrës sonë. Ëndrrat (synimet tona) si proces mental nuk kanë kurrfarë kufiri të kreativitetit përmbajtjesor, andaj edhe na shkaktojnë kënaqësinë e pritur të ushqyer nga shpresa. Por, gjatë realizimit të ëndrrave tona në praktikë, ne detyrimisht i nënshtrohen edhe disa ligjeve të natyrshme psiko-operative. Pra, në rend të parë, në harmoni me rregullat e përsosura të realitetit objektiv, ato duhen të jenë të kapshme – Ligji i KAPSHMËRISË së dëshirës!


Gjatë historisë, shpesh hasim në biografitë e shumë personalitete të pasur dhe me fuqi të pakufishme politike, të cilët, pa marrë parasysh pasojat dhe çamin që duhet sakrifikuar, me çdo kusht kanë tentuar që t’i realizojnë ëndrrën e tyre (të mbrapshta) jetësore. Por, kotë! Në fund, kanë dështuar me faqe të zezë.

E, tani, në vazhdim, le të na “shkoj gjuhë aty ku edhe po na dhemb dhëmbi”. Tek aktualiteti jonë politik i kandidimit të mundshëm të z. Behxhet Pacollit, për postin e Presidentit të Kosovës. Tek një njeri, aktualisht me më shumë forcë financiare se sa politike, i cili, sipas disa paraqitjeve të tija publike, me çdo kusht dëshiron ta realizoj ëndrrën e vetë jetësore – Të bëhet president i Kosovës. Apo, siç ka deklaruar edhe vetë në një gazetë kroate: “Do të bëhem TITO i Kosovës”.

Me këtë rast, në shërbim të krahasimit metaforik të kësaj teme, përmes këtij shembulli në vijim, do të bëj një digresion: Adnan Khashoggi (një biznesmen dhe diler botëror i armëve), nga Arabia Saudite, njihej si njëri ndër më të pasurit në botë. Ai kishte edhe një vajzë të bukur, Soraya, e cila studionte në SHBA dhe ëndërronte që një ditë me çdo kusht të bëhet aktore e njohur e “HOLIWOOD”- it. Meqë, babai i saj ishte në gjendje që vajzës së vetë të dashur, t’ia përmbush çdo dëshirë në këtë jetë, i angazhoi shumë profesorë, regjisorë dhe producentë më të njohur, që ta përgatisin dhe aftësojnë profesionalisht për këtë synim (ëndërr) të saj jetësore. Edhe pse, objektivisht, asgjë nuk kishte pengesë në këtë drejtim, pas shumë tentativave dhe vullnetit të mirë të ekspertëve eminent të kinematografisë botërore, më në fund u konstatua se, fatkeqësisht, ajo nuk kish kurrfarë talenti për aktrim. Vajza e dëshpëruar me këtë mossukses, babait të vetë shumë të pasur, tani ju drejtua me një dëshirë tjetër edhe më të çmendur: “Të lutem, baba! Blima “HOLIWOOD”-in!”. Kuptohet, as kjo dëshirë e çmendur e vajzës së Adnanit nuk do të realizohet kurrë, edhe pse, materialisht, një gjë e tillë ka qenë e mundshme, por realisht kurrsesi e PAKAPSHME për dhënien e pëlqimit për shitje të këtij simboli të krenarisë amerikane.

Për kureshtjen tonë, atëbotë, pasuria e Kashoggit vlerësohej sa 3 fish i vlerës së paragjykuar të gjithë “HOLIWOOD-it”. Po e shihni, pra! Diku-diku, kur nuk kemi talent të Zotit, as paraja nuk bënë punë?!! Dhe, aty ku është në pyetje krenaria kombëtare e një shteti, asgjë nuk negociohet për asnjë çmim të ofruar?! Tanimë, besoj se, lexuesit e mijë të dashur, e kanë kuptuar se ku dua të dal me këtë mesele të mësipërme të Kashoggit. “Tupani bie për ata që kanë vesh…”- thotë populli. Unë, shpesh kësaj urtësie popullore, di t’ia shtoj atë vazhdim timin satirik: “…ndërsa, VUVUZELAT, për ata që kanë edhe nerva!”.

Me sa e di unë, z. Pacolli, ka edhe vesh, edhe nerva, por, këtyre shkathtësive normale të tij, në këto momente vendimtare, i duhen edhe arsyeja e shëndosh dhe çiltërsia sa më racionale e gjykimit. Besa-besa, i duhen edhe sy të mbrehtë dhe nuhatje të stërholluar që, pas zyrtarizimit të kandidimit të tij të mundshëm për president, me gjakftohtësi t’i analizoj çdo reagim në opinion.

Në këtë artikull, qëllimisht nuk desha të merrem me elemente tjera të natyrës, politike, morale,… etj., që nga biografia personale, për shumë kë, janë pengesa serioze të kandidimin të tij për president të Kosovës, sepse, kundërshtime të fuqishme publike të mbështetura në këto fakte të dëshmuara, veç kanë filluar të shpalosen në opinion. Nëpër shumë faqe shqiptare të internetit dhe nëpër media të ndryshme të shkruara dhe elektronike, me të madhe shprehet indinjata e opinionit publik ndaj zgjedhjes së tij të mundshme për president të Kosovës.

Edhe unë duke iu bashkangjitur të gjithë atyre intelektualëve dhe njerëzve të arsyeshëm të popullit tim, këtë mospajtim të bazuar, desha ta shprehi pak më ndryshe dhe në mënyrë më origjinale. I cytur ndoshta edhe nga një optimizëm i fshehur në brendinë e qenies sime, parandiej se, sigurisht do të më vinte mirë edhe sikur Pacolli të bëhet president?! Kështu që, në njëfarë forme, ai pavetëdijshëm dhe në mënyrë indirekte do të kontribuonte në shpejtimin e disa proceseve drejt vetëdijesimit të vonshëm, por të pashmangshëm politik të popullit tonë.

Sikur tek metafora e vajzës së Kashoggit, edhe nëse pas këtij dështimi politik për president të Kosovës, z. Pacolli, do të “dëshiroj ta blej Kosovën”, ne e dimë shumë mirë se, ai, këtë punë, kaherë ka filluar ta bëj në heshtje…

Në fund, gjatë realizimit të synimeve (ëndrrave) tona jetësore, përveç ligjit të sipërpërmendur hyjnor të kapshmërisë objektive të dëshirës, në natyrë vepron edhe një ligj tjetër universal: “Asgjë nuk mund të pengoj diçka që kaherë është nisur të ndodhi”!
Andaj, krejt në fund: me, apo pa Behxhet Pacollin president, në kokat e njerëzve tanë, një diçka si proces për së mbari, mbase veç ka filluar të ndodhi, dhe kjo ia vlen…

Në trend

Më shumë
“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

“Jam krenar”, ylli i Leverkusenit joshet nga interesimi i Barcelonës

La Liga
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

Pas transferimit të Mbappes, Real Madridi synon ta mbyll nënshkrimin e dytë për 40 milionë euro

La Liga
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Kalo në kategori