Dokumentacioni me specifikimet e të gjitha spitaleve modulare prej sot ka nisur të skanohet në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Hetuesit po kërkojnë përgjigje, nëse dhe kush ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e ndërtesës, si dhe për pranimin teknik në spitalet modulare. Kopje të dokumentacionit për spitalin modular të Tetovës morën edhe ekspertët gjermanë për teknikën e krimit dhe kriminalistikën/forenzikën, të cilët që nga dje në terren filluan ti përcaktojnë arsyet e shpërthimit të zjarrit.
“Ekspertët tanë e kanë bërë dokumentacionin teknik, ndërsa nga Banka Botërore kanë bërë disa korrigjime në atë dokumentacion teknik, kështu që ua dërguam kolegëve që i përmenda, në mënyrë që ekspertët të kontrollojnë nëse spitalet modulare janë prokuruar dhe bërë në përputhje me atë dokumentacion teknik të miratuar nga Banka Botërore … Në Byronë e Furnizimeve Publike kishte pak, ndërsa ne e morëm dokumentacionin të martën, ndërsa nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e morëm dje pas orës 14, kështu që madje sot hetuesit filluan shqyrtimin fillestar të tij”, deklaroi Vilma Ruskovska – Shefe e Prokurorisë për Krim të Organizuar.
Derisa Prokuroria për Krim të Organizuar heton lëshimet e mundshme gjatë ndërtimit dhe Prokuroria e Tetovës kërkon përgjigje se si shpërtheu zjarri, ministri në dorëheqje i Shëndetësisë Venko Filipçe kërkoi inspektim shtesë të të gjitha spitaleve modulare.
Ai nuk heq dorë nga ideja e zëvendësimit të ambulancave e vjetëruara me ambulanca modulare. Sipas Filipçes, nëse nuk do të kishim spitalet modulare covid, do të kishim skenarin italian, dhe nuk do të kishte vend për të shtruar pacientë.
“Në gjendje pandemie, vetëm kjo është zgjidhja. Dhe absolutisht kemi ndërmarrë masa, i obliguam të gjithë drejtorët ku ka spitale modulare që të bëjnë kontrolle. Na njoftuan se janë kontrolluar të gjitha instalime, rryma, kanalizimet…a sillet i tërë personeli sipas udhëzimit të dorëzuar gjatë pranim- dorëzimit dhe të gjithë vërtetuan se gjithçka është në rregull”, pohoi Venko Filipçe.
Nga Prokuroria që merret me hetimin, sot nuk ka detaje të reja e as informacione për shkaqet e paraqitjes së tragjedisë. Edhe pse institucionet e shtetit prisnin hetim të shpejtë, nëntë ditë pas fatkeqësisë, nuk tregohet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
“Prokurori më tha se do u japë afate shumë të shkurta, me siguri pesë ditë për çdo institucion të përgjigjet për kompetencat e saja. Pas marrjes së raporteve, ai do dalë me një raport të përmbleghur ku do shihet fillimisht cili është shkaku i zjarrit dhe e dyta, nëse në këtë ka ndonjë gabim eventual nga faktori njeri”, tha Stevo Pendarovski.
Natën e 8 shtatorit në zjarrin në spitalin modularë në Tetovë jetën e humbën 14 persona, ndërsa 12 të tjerë u lënduan./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia