Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i zbatojnë masat në parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke mbajtur distancën fizike dhe maskat.

IKSHP thekon se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa ka lutur institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.


Lexoni të plotë njoftimin e IKSHP-së

“Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave! Të nderuar qytetarë! Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim. Qytetarë të nderuar Ju lutemi të respektoni masat e shpallura të parandalimit nga instituti kombëtar dhe ministria e shëndetësisë! Ruajeni shëndetin tuaj! Pakujdesia kushton me jetë! Akoma nuk ka kaluar rreziku, andaj: Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Mbani distancë fizike për së paku 2 metra! Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!”. /Telegrafi/