Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, pak orë më parë njoftoi fansat se po bën një rikthim në muzikë.

Në një postim të ndarë në InstaStory, artistja e njohur tha se së shpejti do të sjellë këngën e re.


Krahas kësaj, 26-vjeçarja po kalon një kohë të mrekullueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Screenshot 1 138 Enca (Foto: Instagram)

E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi provokuese nga një jaht luksoz në Dubai.

Ajo vë në pah asetet e bujshme trupore, për të cilat merr komente në masë të madhe.

Screenshot 2 112 Enca (Foto: Instagram)

“Unë e shijoj jetën, ju e shijoni duke më parë mua. Situatë fituese”, tha ajo në përshkrim.

Sidoqoftë, Haxhia nuk ka bërë të ditur se çfarë projekti po sjell apo nëse është bashkëpunim. /Telegrafi/