Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, këtë javë bëri shaka se do të përpiqet të bindë Lionel Messin të bashkohet me klubin anglez, Aston Villa.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka të ngjarë të largohet nga klubi francez si transferim i lirë në këtë verë.


Messit i skadon kontrata në fund të qershorit dhe ka oferta nga klubet e Arabisë Saudite, ndërsa Barcelona gjithashtu është e prirur ta rikthejë atë në klub.

messi martinez 1 1

“Unë do ta sillja atë në Aston Villa”, buzëqeshi Martinez dhe bëri shaka në një intervistë për ESPN Argentina.

“Do ta tundoja atë me një mate (pije nga Amerika e Jugut), do t'i bëja grill çdo fundjavë, do t'u kërkoja njerëzve t'i bënin flamuj të vegjël dhe ai ia kalonte mirë”.

“Do të ulim pagën time për Messin nëse është e nevojshme”, përfundoi portieri argjentinas. /Telegrafi/

telegrafi sport app