LAJMI I FUNDIT:

EMV: Blloku 1 i TEC Manastir është vënë në funksion

EMV: Blloku 1 i TEC Manastir është vënë në funksion
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-10 19:55:01Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comrrr—Ô¬

Blloku 1 i TEC Manastir është vënë në funksionim sot pasdite rreth orës 15:00. Termocentrali prodhon energji elektrike dhe është i sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, njoftojnë nga SHA EMV.

“Falë ekspertizës dhe angazhimit të punonjësve të Termocentralit, në më pak se 24 orë u riparuan gypat e prishur, për shkak të të cilave blloku duhej të mbyllej paraditen e djeshme.


TEC Manastir aktualisht funksionon me dy blloqe.

Në bllokun 3 janë duke u zhvilluar operacionet përfundimtare për instalimin e transformatorit të ri, pas së cilës do të vihet në funksion edhe ky impiant”, theksojnë nga EMV./Telegrafi/