LAJMI I FUNDIT:

Emmanuel Adebayor triumfon mbi vendimin e FIFA-s për ‘suspendimin e padrejtë’

Emmanuel Adebayor triumfon mbi vendimin e FIFA-s për ‘suspendimin e padrejtë’

Ish- sulmuesi i Mançester Cityt dhe Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka fituar mbi një vendim të FIFA-s për ‘suspendim të padrejtë’ të tij.

Lojtari iu bashkua Olimpias së Paraguait në fillim të vitit 2020, disa muaj përpara se bota të goditej nga pandemia COVID-19. Më pas, futbolli u mbyll për muaj të tërë. Kur ndeshjet filluan, ylli i Togos u suspendua në qershor të të njëjtit vit.

38-vjeçari bëri gjithsej katër paraqitje për klubin dhe vendosi që suspendimi i tij ishte i padrejtë. FIFA ka urdhëruar tani Olimpian të paguajë 500,000 euro për Adebayorin, plus një interes shtesë prej 12 për qind nga viti 2020, pas një vendimi të një gjykate.


Adebayor e di çfarë e pret Aubameyangun te Arsenali: Kjo më ka ndodhur edhe mua
Lexo po ashtu Adebayor e di çfarë e pret Aubameyangun te Arsenali: Kjo më ka ndodhur edhe mua

Presidenti i ri i klubit, Miguel Cardona deklaroi: “Nuk mund të bëjmë asgjë për kontratat që janë nënshkruar më parë, por klubi do të ndryshojë politikën e tij për pagat dhe do të vendosë një kufi pagash”.

“Ne kishim një kërkesë për pagesë nga Adebayor. Ne e dinim se ai merrte 200,000 dollarë në muaj”.

Para periudhës së tij në Amerikën e Jugut, Adebayor luante për skuadrën turke Kayserispor, me të cilin bëri gjithsej tetë paraqitje, duke shënuar dy herë. Ai gjithashtu luajti për Istanbul Basaksehir, duke bërë mbi 70 paraqitje dhe shënoi 28 herë.

Olimpia ia ndërpret kontratën Adebayorit pas vetëm katër ndeshjes
Lexo po ashtu Olimpia ia ndërpret kontratën Adebayorit pas vetëm katër ndeshjes

Adebayor u bë i famshëm gjatë kohës së tij në Arsenal, ai shënoi 30 gola në sezonin 2007/08. Adebayor ka akuzuar më parë klubin për zgjedhjen e parave mbi të, pasi ai u transferua te Manchester City në një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë 30 milionë euro.

Paraqitja e tij e fundit në futbollin anglez erdhi me Crystal Palace në vitin 2016. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori