Emma Roberts është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Garrett Hedlund, 35-vjeçar, siç u raportua në fillim të kësaj jave.

Ylli i “American Horror Story” u shfaq për herë të parë që nga njoftimi i madh të enjten kur ajo hipte në një fluturim nga LAX me Hedlund.


Ajo u fotografua me valixhe në dorë, ndërsa po respektonte akoma masat ndaj virusit vdekjeprurës COVID-19.

30111044 8465295 image m 76 1593225152835 Emma Roberts (Foto: Backgrid)

29-vjeçarja zgjodhi një veshje të thjeshtë për udhëtim, e cila e kompletoi dukjen me një palë xhinse ‘Denim’ e çizme të zeza.

Në anën tjetër, partneri i saj po ashtu zgjodhi të vishej i tëri në xhinse, me maskë e kapele bejsbolli.

30111072 8465295 image m 80 1593225221529 Emma Roberts dhe i dashuri i saj (Foto: Backgrid)

Të mërkurën, UsWeekly raportoi se Emma aktualisht është shtatzënë me Hedlund dhe ky është fëmija i parë i tyre.

Emma - e cila është mbesa e Julia Roberts - u lidh për herë të parë me Garrett pasi u vunë re në një takim në ‘Silver Lake’ marsin e kaluar.

Kjo lidhje vjen pas romancës me Evan Peters, 33-vjeçar, me të cilin u nda vitin e kaluar pas shtatë vitesh së bashku.

30111050 8465295 image m 74 1593225132803 Emma Roberts (Foto: Backgrid)

Ndërkohë, Garret u nda nga Kirsten Dunst, 38-vjeçe, në 2016, pas më shumë se katër vjet takimesh.

Kirsten tani është fejuar me aktorin Jesse Plemons, 32-vjeçar. /Telegrafi/

30111076 8465295 image m 108 1593225947551 Emma Roberts dhe i dashuri i saj (Foto: Backgrid)