LAJMI I FUNDIT:

Lëvizje e lirë edhe në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën

Lëvizje e lirë edhe në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka falënderuar homologun e saj në këtë vend për pranimin e propozimit të saj.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


Tutje, thuhet se marrëveshja e arritur mes Osmanit dhe Bin Zayed muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis dy vendeve.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Emiratet e Bashkuara Arabe është shtet federal i përbërë nga shtatë emirate.

Çdo emirat është i qeverisur nga një emir i trashëguar që së bashku formojnë Këshillin Suprem Federal, organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv në vend.

Një nga emirët zgjidhet President i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Emiratet janë Abu Dhabi, Ajman, Dubai, Fujairah, Ras al-Khaimah, Sharjah dhe Umm Al-Quwain. Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori