Eminem padit një kompani australiane për shkak të emrit të saj

Reperi amerikan, Eminem, ka ngritur një padi kundër një kompanie australiane të veshjeve të quajtur Swim Shady, duke pretenduar se emri i saj është shumë i ngjashëm me pseudonimin e tij të regjistruar si markë tregtare, Slim Shady.
Sipas BBC-së, në shtator, Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall B Mathers III, paraqiti një kërkesë zyrtare me shkrim në Zyrën e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-së, duke kërkuar anulimin e një marke tregtare të dhënë kompanisë së lartpërmendur.
Sipas ligjit amerikan, kompania duhet t'i përgjigjet kërkesës deri javën tjetër. Avokatët e reperit 53-vjeçar akuzuan markën me seli në Sydney për krijimin e kësaj.

Menaxhmenti i Swim Shady i tha BBC-së se ata do të "mbrojnë pronën e tyre të vlefshme".
Emri i kompanisë u regjistrua në shtator 2023 me rregullatorin australian të biznesit dhe fillimisht u lansua si Slim Shade.
Zyrtarisht u lançua në vitin 2024. Marka shet çadra, çanta dhe pajisje të tjera plazhi.Më herët këtë vit, marka paraqiti një kërkesë për markë tregtare për emrin Swim Shady në SHBA, e cila u miratua në atë kohë.
Megjithatë, pak më vonë, ekipi i Eminem paraqiti një mocion për anulimin e saj.
Eminem ka paraqitur gjithashtu një ankesë kundër emrit të markës në Australi.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se Eminem e regjistroi emrin Slim Shady si markë tregtare në Shtetet e Bashkuara në vitin 1999, kur publikoi një album me të njëjtin emër. /Telegrafi/




























































