Emina Çunmulaj shpërndan një fotografi ku tregon barkun e rritur dhe e shoqëron me mesazh
Emina Çunmulaj është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Sam Nazarian.
Modelja shqiptare, e cila është nënë e dy vajzave, përmes një njoftimi të mëhershëm në rrjetet sociale kishte bërë të ditur se do të lindë djalë.
Ndërsa gjatë të hënës ka shpërndarë një tjetër imazh duke prekur barkun e fryrë, ndërsa e ka shoqëruar edhe me një mesazh.
“Njerëzit më të fortë nuk janë ata që tregojnë fuqi përballë nesh, por ata që i fitojnë betejat dhe ne nuk dimë asgjë për to”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Bukuroshja shqiptare është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza dhe tash janë në pritje të një djali. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































