Emily Ratajkowski provokon me fotografi nudo gjatë pushimeve luksoze në Itali

Emily Ratajkowski ka ndezur rrjetet sociale me një fotografi krejtësisht nudo, të publikuar në Instagram gjatë pushimeve të saj verore në Itali.
Në imazh, modelja 34-vjeçare shihet duke marrë diell, e mbuluar vetëm nga një kapelë e kuqe.
Në postimin e titulluar “luglio” (korrik në italisht), Emily ndau një përzgjedhje fotografish nga udhëtimi, ku shihej në bikini, rroba verore dhe momente me djalin e saj 4-vjeçar, Sly, i cili e shoqëroi gjatë pushimeve, shkruan DailyMail.
Ajo postoi gjithashtu pamje nga shëtitjet në qytet, nga një xhiro me makinë dhe nga vaktet që shijoi në Itali.
Modelja, e cila po promovon serialin e saj të ri në Netflix, "Too Much", ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me fotot provokuese, por edhe me stilin e saj të veçantë veror gjatë javëve të fundit. /Telegrafi/





























































