Emery analizon lojën ndaj Chelseat: Ata e merituan fitoren

342:"BAKU, AZERBAIJAN - MAY 29: Unai Emery, Manager of Arsenal looks dejected as he walks past the Europa League Trophy after collecting his runners up medal following his team's defeat in the UEFA Europa League Final between Chelsea and Arsenal at Baku Olimpiya Stadionu on May 29, 2019 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Michael Regan/Getty Images) 12:"Getty Images
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka komentuar humbjen e skuadrës së tij nga Chelsea në finale të Ligës së Evropës.
"Në radhë të parë, urime Chelseat. Në pjesën e parë u angazhuam shumë dhe krijuam disa raste shënimi".
"Loja po shkonte mirë. Goli i parë ndryshoi gjithçka, ndërsa goli i dytë na e bëri të vështirë dhe mendoj se nga ai moment gjërat po shkonin mirë për ata".
"Kur donim të bënim diçka nuk e gjenim qëndrueshmërinë për të shënuar. Rezultati është i këtillë, ata e meritojnë fitoren, ne merituam diçka më shumë nga loja, por nuk ia dolëm", ka thënë Emery pas ndeshjes.
Trajneri spanjoll e ka fituar tri herë në të kaluar këtë garë, kur ishte trajner i Sevillas. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































