LAJMI I FUNDIT:

Dy gra në krye të Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Prishtina’ dhe KRU ‘Mitrovica’

Dy gra në krye të Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Prishtina’ dhe KRU ‘Mitrovica’

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka emëruar Bordin e ri të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe të asaj “Mitrovica”.

Të emëruarit në këto borde, mandatin do ta kenë tre vjet.


“Kanë aplikuar rreth 100 kandidatë për KRU ‘Prishtina’. Lista e ngushtë prej 52 kandidatë është dërguar për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Thesarin e Kosovës. Ata që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë të paraqesin ankesë. Kanë qenë 12 ankesa, prej të cilave janë miratuar 9”, tha kryeministri Albin Kurti.

Në krye të Bordit është emëruar Teuta Ukshini – Aliu.

“Lista përfundimtare është vetëm me tre kandidatë. Për drejtor të Bordit propozohet të emërohen kandidatët Teuta Ukshini – Aliu, kryesuese, Albana Berisha – Qehaja, anëtare, Fadil Berisha, anëtar dhe Saxhide Mustafa, anëtare. Mandati i të emëruarve është tre vjet”, theksoi ai.

Kurse për KRU “Mitrovica” në krye të Bordit është emëruar Kumrije Kelmendi – Aliu.

“Për KRU ‘Mitrovica’ kanë aplikuar gjithsej 39 kandidatë dhe është përzgjedhur lista e ngushtë prej 13 kandidatëve është dërguar për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Thesarin e Kosovës. Ata që nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë të paraqesin ankesë. Kanë qenë 5 ankesa, prej të cilave janë miratuar 3. Kumrije Kelmendi – Aliu, kryesuese, Bashkim Halabaku, anëtar, Zijadin Lutolli, anëtar dhe Miranda Zherka, anëtare”, përfundoi Kurti. /Telegrafi/