LAJMI I FUNDIT:

Emërimi i drejtorëve të rinj, ende vende bosh në Qeverinë e Maqedonisë

Emërimi i drejtorëve të rinj, ende vende bosh në Qeverinë e Maqedonisë

Pavarësisht emërimeve të fundit të drejtorëve dhe zv. drejtorëve në disa institucione dhe organe shtetërore, disa drejtori dhe poste në ekzekutiv që i takonin Aleancës për Shqiptarët, ende mbeten pa udhëheqës.

Bëhet fjalë për zv.ministrin e Transportit, zv.ministrin e Punës dhe Politikës Sociale dhe sekretarin shtetërorë të Ministrisë së Drejtësisë. Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski thotë se për këto vende te zbrazëta në ekzekutiv, po bisedohet mes LSDM-së dhe BDI-së.


“Bëhet fjalë për marrëveshje mes partnerësh të koalicionit. Kuptohet për vendet e lira që janë krijuar. Për momentin ende nuk ka informacione se kur do të plotësohen të njëjtat”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Partnerët e koalicionit qeverisës ende nuk bëjnë të ditur nëse këto vende të zbrazëta po ia ruajnë ndonjë partie tjetër opozitare, në rast të ndonjë riformatimi më të gjerë të ekzekutivit.

Qeveria emëron drejtorët dhe zv.drejtorët e rinj, plotësohen vendet bosh në kabinetin qeveritar (Foto)
Lexo po ashtu Qeveria emëron drejtorët dhe zv.drejtorët e rinj, plotësohen vendet bosh në kabinetin qeveritar (Foto)