LAJMI I FUNDIT:

Ëmbëlsira që ushqen

Ëmbëlsira që ushqen

Paramendoni diçka që është e ëmbël, ka shije çokollate, përgatitet lehtë dhe ka vlera të mëdha ushqyese. Ose, mos e paramendoni fare sepse një gjë e tille veç ekziston, dhe mund ta gjeni në të gjitha marketet afër shtëpisë suaj. Është fjala për Çokolino.

Çokolino është një pako me fjolla drithërash, me shtojcë çokollate, të cilat kur përzihen me qumësht shndërrohen në një ëmbëlsirë ushqyese. Këto drithëra përmbajnë në vete 7 lloje vitaminash (B1, B2, B6, C, E, niacin dhe acid folik). Me vlera të mëdha energjike, ky ushqim e bën një shujtë të mirë për ushqimin e fëmijës tuaj, duke i ofruar kështu diçka qe i pëlqen atij, dhe diçka që e ushqen shëndetshëm në të njëjtën kohë.

Për ta përgatitur Çokolino-n ju nuk duhet të jeni ekspert i ushqimit apo kuzhinier. E gjitha çfarë ju nevojitet është një pjatë e thelle me qumësht (200 ml qumësht) dhe të hidhni në të 5 lugë të mëdha (30g) kokrra Çokolino. Qumështi duhet të jetë ftohur diku në 50°C, pasi që njëherë të jetë vluar. Përzieni këtë kombinim në mes të qumështit dhe Çokolino-s dhe shujta e shijshme është gati për ta ngrënë.

Edhe pse Çokolino është menduar të jetë një ushqim për fëmijë, nuk është se të rriturit i rezistojnë edhe aq. Për shumë të rritur, Çokolino është njëra ndër shujtat e tyre të preferuara të mëngjesit, ani pse ndoshta as që kanë fëmijë. Një shije e tillë nuk njeh moshe, dhe të rriturit e dinë mirë këtë. Ka tregime për kampuset të cilët marrin një pako Çokolino me vete në kamping, si një mënyrë e lehtë për tu ushqyer dhe përfituar vlera ushqyese në të njëjtën kohë.

Ndërsa tani, pasi që keni lexuar këtë artikull, ju me siguri po kërkoni Çokolinon tuaj. Nuk është nevoja të rezistoni. Ju bëftë mirë!

http://lino.al/