Elisona dhe Fiorentina duket se janë drejt krijimit të një miqësie të mirë me njëra-tjetrën.

Ndërsa janë të veçuara nga pjesa tjetër e banorëve, Elisona flet lirshëm me Fiorentinën dhe i thotë edhe shqetësimet që ajo ka brenda shtëpisë.


E duket se shqetësimi i saj primar është rrëfimi në dhomën e rrëfimeve. “Unë e kam të sikletshme të rrëfehem atje”, shprehet Elisona.

Ndërsa Fiorentina i thotë se ajo nuk ka përse të shqetësohet, nëse ajo ua thotë në sy atë çfarë mendon banorëve të tjerë, atëherë nuk ka përse të jetë në siklet në dhomën e rrëfimit.