LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk vendos një rekord të ri botëror Guinness – për humbje të pasurisë

Elon Musk vendos një rekord të ri botëror Guinness – për humbje të pasurisë

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s dhe Twitter-it, Elon Musk, ka humbur aq shumë nga pasuria e tij vitin e fundit, saqë madje ka thyer edhe “Rekordi Botëror të Guinness”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka thyer zyrtarisht rekordin botëror për “humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori”, ka thënë organizata në një deklaratë për shtyp.


Kohët e fundit, Forbes vlerësoi se pasuria neto e Musk kishte rënë me 183 miliardë dollarë në pak më shumë se një vit, ndërsa Bloomberg e vendosi vlerësimin në 200 miliardë dollarë.

Përpara Musk, rekordi i mëparshëm për pasurinë personale të humbur, shumë më i ulët në 58.6 miliardë dollarë, u vendos nga themeluesi dhe CEO i Softbank, Masayoshi Son në vitin 2000.

Pasuria neto e Musk arriti kulmin në nëntor të vitit 2021, kur arriti në 340 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Bloomberg.

Por aksionet e Tesla, “përgjegjëse” për pjesën më të madhe të pasurisë së Musk, “hynë në rënie të lirë” vitin e kaluar, duke rënë 65% në vitin 2022.

Dhe rënia e tyre drastike u rrit pasi Musk bleu Twitter në tetor.

Si pasojë, Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, duke humbur titullin ndaj Bernard Arnault, kreut të kompanisë franceze që zotëron Louis Vuitton. /Telegrafi/