Tesla dhe CEO i saj, Elon Musk, kanë qenë nën presion kohët e fundit, me bllokime prodhimi, çështje të punës dhe një postim shumë të kritikuar në Twitter rreth marrjes së kompanisë në pronë private. Gjithçka po merr anën personale për Musk, zbuloi ai në një intervistë emocionale me New York Times të enjten.
Themeluesi i prodhuesit të makinave elektrike, i cili mbikëqyr kompanitë e tjera ambicioze si SpaceX dhe The Boring Company, foli për përkeqësimin e shëndetit të tij fizik dhe punën e tepërt që pothuajse e bëri atë të humbasë dasmën e vëllait të tij. “Ky vit i kaluar ka qenë viti më i vështirë dhe i dhimbshëm i karrierës sime,” i tha ai gazetës. “Ishte tronditëse.”
Tesla shënoi një humbje prej 520 milionë dollarë gjatë tremujorit të fundit dhe kompania po përpiqet të rritë prodhimin e modelit 3 deri në 10,000 makina në javë, deri në fund të vitit.
Kompania arriti një moment të rëndësishëm shitjeje prej 5,000 makinash muajin e kaluar dhe pret të arrijë në 6,000 deri në fund të gushtit.
Për të arritur këto qëllime, Musk tha për NYT se kishte punuar kohët e fundit deri në 120 orë në javë dhe raporti vuri në dukje se ai “ndërroi gjendjet emocionale midis lotëve dhe të qeshurave”, në intervistë. “Kishte raste kur unë nuk e lashë fabrikën për tre apo katër ditë dhe nuk dola jashtë”, tha ai. “Kjo ka ardhur me të vërtetë me çmimin që të mos shoh fëmijët as miqtë e mi”.
Të hënën, Musk mbrojti synimin e tij për ta marrë Tesla në formë private. Deklarata gjithashtu zbuloi se Arabia Saudite po siguron fonde për ta lejuar atë që ta bëjë këtë hap.
“E vetmja mënyrë që unë mund të kisha diskutime domethënëse me aksionarët tanë më të mëdhenj ishte të bëhesha plotësisht i qartë me ta për dëshirën time për ta shëndrruar pronësinë e kompanisë nga publike në private,” thuhet në deklaratën e tij.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi robotët po marrin përsipër punën e magazinës
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë
Sa e lehtë është hapja e iPhone edhe kur është me fjalëkalim? (Video)
Çfarë mund të pritet nga prezantimi i produkteve të reja nga Apple?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj