LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk mund të fitojë gati 100 mijë dollarë në muaj nga përdoruesit që abonohen për përmbajtjen e tij ekskluzive në Twitter

Elon Musk mund të fitojë gati 100 mijë dollarë në muaj nga përdoruesit që abonohen për përmbajtjen e tij ekskluzive në Twitter

Elon Musk ndau të hënën një imazh të profilit të tij në Twitter, duke iu treguar përdoruesve se si të fitojnë para në platformën e mediave sociale.

Pronari i Twitter, i cili njoftoi riemërtimin e veçorisë “Super Follows” më 13 prill ku do të njihet si tani “Subscriptions”, që lejon përdoruesit të abonohen në përmbajtje ekskluzive, duket se vet ka të paktën 24,700 abonentë, sipas imazhit që ai postoi në Twitter, transmeton Telegrafi.


Musk më herët pati thënë se ata që abonohen tek ai, për 4 dollarë në muaj sipas profilit, do të jenë në gjendje ta pyesin për çdo gjë një herë në disa javë.

Tani mund të fitoni para në Twitter me përmbajtjet që postoni për ndjekësit
Lexo po ashtu Tani mund të fitoni para në Twitter me përmbajtjet që postoni për ndjekësit

Sipas llogaritjeve të Insider, nëse Musk ka 24,700 abonentë, ai do të fitonte 98,800 dollarë në muaj.

Musk tha se përdoruesit do të jenë në gjendje, përmes veçorisë “Subscriptions”, të tarifojnë ndjekësit për përmbajtje ekskluzive, duke përfshirë tekstin me formë të gjatë, videot me formë të gjatë dhe veçorinë Spaces vetëm për abonentët. Abonentët do të merrnin gjithashtu distinktivë të veçantë.